James Wan është në bisedime për të drejtuar regjinë e Aquaman, filmin dedikuar superheroit që në Batman vs Superman interpretohet nga Jason Momoa.
Me suksese komerciale të tilla si The conjuring dhe Fast & Furious 7, e cili ka kaluar tashmë shifrën 500 milion dollarë të fituara në të gjithë botën, James Wan është një nga regjisorët më të kërkuar të momentit nga produksionet e Hollivudit, dhe Aquaman mund të jetë qasja e tij në universin e DC Comics.
Krijuar nga Paul Norris dhe Mort Weisinger, Aquaman është “ka lindur” si një hero i librave comics në vitin 1944. Para këtij projekti, megjithatë, Wan do të realizojë The Conjuring 2. Aquaman është një personazh të cilin do ta shohim në Justice League: Part One dhe Justice League: Part Two, që do të shfaqen në kinematë botërore respektivisht më 10 nëntor 2017, 14 qershor 2019.