Tea Trifoni ka qenë personazhi më i diskutuar i këtyre ditëve të fundit. Megjithëse doli ‘e përputhur’ me Andin nga “Për’puthen”, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin. Edhe pse lidhja e tyre u diskutua e madje u kritikua ashpër nga publiku, tashmë ata të dy po shijojnë të qetë dashurinë e tyre.
Tea dhe Bearti madje nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” në njëfarë mënyre lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku. Të gjithë këtë periudhë të vështirë dhe nisjen e kapitullit të ri, Tea ka vendosur ta konkretizojë edhe me një ndryshim drastik në pamje.
Një ditë më parë ajo pyeti ndjekësit e saj në rrjete sociale nëse duhej të lyente flokët prapë të kuq. Siç duket pjesa më e madhe ka qenë dakord dhe Tea ju ka plotësuar dëshirën të gjithëve. Ajo ka treguar se flokët i ka lyer në ngjyrë karrote dhe ka publikuar një foto të saj nga salloni i bukurisë. Madje duket se në sallon e ka shoqëruar edhe Bearti, që nuk ndahet për asnjë moment nga Tea.
Edhe pse ndryshimi i saj është i madh Tea duket mjaft bukur edhe në këtë formë. Këtej e tutje fansat do e kenë më të lehtë ta dallojnë edhe nga motra e Beartit, me të cilën ajo ka një ngjashmëri shumë të madhe.