Moderatori i njohur i ekranit të ‘Top Channel’, Eno Popi, u në baba për herë të parë në vitin 2018 me një vajzë, të cilën vendosi ta quajë Liv.
Ndonëse ai është treguar mjaft skeptik përsa i përket jetës private, në një intervistë ekskluzive për ‘RevistaWho.com’ një vit më parë, Eno rrëfeu se si kishte ndryshuar jeta e tij pas ardhjes në jetë të Liv.
Gjatë kësaj periudhe moderatori nuk ka publikuar asnjë moment me më të dashurat e tij, ndërsa së fundmi ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një nga pamjet më të ëmbla.
Popi ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku shfaqet me të voglën e tij në krah duke e puthur tek koka.
Ajo çfarë bie në sy është se Liv është rritur tashmë e me siguri Eno duhet të jetë më i lumturi për të voglën e tij.