Një tjetër situatë konfliktuale në “Për’Puthen” ka nxitur debat në rrjete sociale, ku të shumtë janë njerëzit që kërkojnë largimin e një prej vajzave protagoniste, Anës, sepse sipas tyre ka përdorur të njëjtën mënyrë komunikimi ashtu si Shqipja, e cila u largua pas komenteve bullizuese dhe me përmbajtje homofobike.
LEXO EDHE:
Këto janë faktet që Berati i ‘Perputhen’ është Gay sipas akuzave të Anës! | VIDEO
Në emisionin e ditës së djeshme (e mërkurë, 28 tetor), Ana u konfliktua me një nga djemtë konkurrentë, Beratin, pasi ky i fundit quajti njerëz me shumë fytyra këdo që nuk mbrojti Shqipen. Pas kësaj, Ana e kaloi diskutimin te orientimi seksual i Beratit, i cili sipas saj “është më shumë se bi”, a thua se orientimi seksual ka njësi matëse. Sidoqoftë, situata u tensionua dhe komunikimi i Anës mori tone kërcënuse, pasi u shpreh se “nëse Berati e vazhdonte diskutimin” ajo do të bënte publike fakte që vërtetojnë se ai është gay.
Në rrjete sociale, të shumtë janë njerëzit që ndër të tjera thonë: “Çdo njeri e di vetë nëse është heteroseksual, gay, biseksual si edhe kur dhe si do ta deklarojë. Nuk është Ana askush që të bëjë deklarata të tilla për dikë tjetër, sidoqoftë situata”, “Shantazhe live dhe e meritove atë përgjigje sepse cënove lirinë e tjetrit”, “Duhet të përjashtohet njësoj si Shqipja”, “Është apo jo gay, është e drejta e tij ta deklarojë, jo e jotja” etj.
Nëse dikush është gay dhe për shumë arsye po qëndron në një program ku në qendër janë marrëdhëniet heteroseksuale, patjetër që duhet të largohet, mirëpo nga ana tjetër, siç shumë ndjekës theksojnë, askush nuk gëzon të drejtën të bëjë publike informacione që cënojnë lirinë dhe privatësinë e një individi.