Më në fund një lajm i mirë për Lady Gaga-n, teksa qentë e saj Gustav dhe Koji janë gjetur shëndoshë e mirë! Departamenti i Policisë në Los Angeles ka konfirmuar për Associated Press se bulldogët francezë janë pranë këngëtares.
Më herët këtë javë, shëtitësi i qenve të Gaga-s, Ryan Fischer, u qëllua me armë teksa ishte me Gustav, Koji-n (të cilët u morën peng) dhe Asia-n (e cila arriti që të arratisej), ndërsa tani fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetsore dhe po rikuperohet.
Pasi artistja shkroi në Twitter për atë që kishte ndodhur dhe vendosi një çmim prej 500 mijë dollarësh për rikthimin e tyre, një grua i çoi në Polici. Sipas tyre ajo ka dashur të mbesi anonime dhe nuk është e përfshirë në sulmin e ndodhur të mërkurën në mbrëmje.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Gaga po ashtu e quajti Ryan një “hero” për atë që kisthe bërë, duke luftuar deri në fund për familjen e tij dhe shprehu të gjithë dashurinë e saj për të.