Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka njoftuar se do të drejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken, i fundit ky që ditën e djeshme njoftoi se DASH ka shpallur ‘non grata’ në SHBA Berishën dhe familjen e tij.
Berisha: Vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim. Përsëris se qëkur e kam filluar jetën politike, por ju garantoj se po të shkoni që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit dhe gjeri dje, nuk ka njeri në Shqipëri apo botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë korruptive.
Unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar siç është Franca që të ngrejë ndaj Blinken një padi direkte për shpifje publike.