Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të një sërë deklaratash në rrjetet sociale, që në fakt më shumë kanë qenë rrëfime për disa përjetime në jetën personale dhe jo vetëm, ndërsa po ashtu habiti të gjithë fansat me fshirjen e disa prej këngëve të tij më të famshme që më pas u rikthyen në platformat muzikore. Megjithatë nga e gjithë situata, përvecse kuptuam që artistët si Flori kanë emocione dhe ndjenja që duhet t’i shprehin më shpesh pasi i bëjnë më të afërt me njerëzit, fituan të dyja palët.
Kështu, artisti fitoi edhe një herë dashurinë e publikut, jo se e kishte humbur, por kuptoi edhe njëherë se sa shqiptarët e duan, nga reagimet që ka marrë këto ditë dhe për të cilat është shprehur shumë i lumtur. Ndërkohë ne fituam një këngë të re që Mumajesi e publikoi mbrëmjen e sotme, cka shënoi edhe rikthimin e tij zyrtar në muzikë pas shumë kohësh.
Kënga e re e tij është “Mbaroj për ty”, sigurisht një këngë dashurie, që duket në fakt edhe si një dedikim, që mund të jetë bërë edhe shumë kohë më parë në fakt si krijim, pasi sic Flori bëri me dije sot, është një projekt që e ka pasur në kompjuterin e tij të vjetër dhe që është punuar me Vik Krajën.
Komentet që ka marrë deri më tani kanë qenë të gjitha shumë pozitive dhe të gjitha duke shprehur dashurinë për muzikën që Mumajesi bën dhe që duhet të vazhdojë të na dhurojë, ndërsa nuk ka munguar edhe mbështetja për të gjithë ato që na ka rrëfyer këto ditë.
Tani kemi edhe një këngë të re të tij, të cilën mund ta dëgjojmë në momentet kur ndihemi të dashuruar ose kujtojmë se sa të dashuruar kemi qenë, një këngë që ka “Pak Flor”, ose “Shumë Flor”.
https://youtu.be/byQ8wagqnvI