Andi dhe Jasmina janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin sot në “Përputhen” , duke krijuar kështu çiftin më të ri. Njohja e tyre ka patur debate e zënka, siç ndodhi edhe në takimin që u transmetua sot, por të dy kanë vendosur t’i lënë pas të gjitha, për t’i hapur rrugë lidhjes së tyre.
“Andi Artani deklaroj që në këtë program jam vetëm për ty”-tha Jasmina ndërsa Andi riktheu deklaratën e dhënë pak kohë më parë që ai gjithashtu është në program vetëm për Jasminën.
Pas këtyre deklaratave, çifti u përqafuan, u puthën dhe kërcyen.
Kështu Andi dhe Jasmina janë çifti i tretë që krijohet në “Përputhen”, pas Ledjanës e Mevlanit dhe Andit e Teas, ndonëse këta dy të fundit deklaruan më vonë se e gjitha ishte lojë.