Një deklaratë të fortë ka bërë nga Vlora ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ku deklaroi se është e sigurt që nuk do të jetë më në krye të Ministrisë së Brendshme.
Lleshaj nuk saktësoi nëse ka ndërmend të japë dorëheqjen apo nëse do ta çojë deri në fund të përfundimit të mandatit detyrën e tij si titullar i ministrisë së Brendshme.
“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se nuk do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, tha Lleshaj gjatë prezantimit të strukturës së re të policisë në Vlorë.
Deklarata e Lleshaj vjen disa ditë më pas asaj të ministres së Arsimit, Besaj Shahini e cila gjithashtu konfirmoi se nuk do të jetë më në këtë detyrë në përfundim të këtij mandati.