Duke filluar që nga dita e sotme (e Dielë), TikTok nuk do të jetë më i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara.
Saga e aplikacionit e nisur tashmë prej disa javësh vazhdon të jetë e gjatë dhe ndërkohë gjigandët e internetit janë duke u përpjekur të shtojnë konkurencën.
YouTube ka lancuar së fundmi opsionin “Shorts” i cili nuk është as më shumë e as më pak një “kopje” e TikTok.
Sipas YouTube, Shorts është një “mënyre e re se si të shprehësh veten në 15 sekonda ose më pak”.
Përdoruesit tashmë mund ta përdorin atë për të krijuar ose parë video të shkurtra në platformën e ZouTube.
Risia do të sjellë një numër të madh instrumentash për krijuesit që ti zhvillojnë videot e tyre përmes paisjeve mobile duke i ofruar dhe mundësi për kombinime, editim të videove, kontrollit të shpejtësisë e të tjerë.
InfoMedia Albania