“Sfida e Gatimit” me Alfio Rrotanin dhe Indrit Çelën nuk u rikthye më në Klan në shtator të 2019-ës. Dyshja e djemve e mbyllën emisionin e gatimit vetëm pas 1 sezoni transmetimi.
Pas kaq muajsh, ky orar televiziv bosh në Klan, do të mirëpres së shpejti një format të ngjashëm me të që quhet, “Aromë Dreke”. Çdo ditë të javës prej orës 11:00 në vend të Alfios dhe Indritit do të jenë aktorja Mariana Kondi dhe chef-i i kuzhinës Arvin Kita.
Përveç gatimit që është fokusi kryesor, pjesëmarrja e Marianës do t’i japë emisionit të drekës, batuta dhe të qeshura.
Një chef kuzhine dhe një aktore humore është ndoshta kombinimi i duhur për ta bërë një emision gatimi edhe më interesant për audiencën!