Aplikacioni më i njohur në të gjithë botën, TikTok tha se ka pezulluar pistimet dhe videot e reja në Rusi.
Arsyeja e këtij vendimi është pasi kompania do të mbajë të sigurt punonjësit dhe përdoruesit e saj dhe të respektojë rregullat e reja ruse për “lajmet e rreme”.
“Në dritë të ligjit të ri të Rusisë për ‘lajmet e rreme’, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përpos që të pezullojmë transmetimet e drejtpërdrejta dhe përmbajtjen e re në shërbimin tonë të videove, teksa ne rishikojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji të ri”, tha kompania më 6 mars.
TikTok tha se shërbimi i mesazheve, që është një veçori e aplikacionit, nuk do të preket nga ky vendim.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin për ligjin e ri që dënon deri në 15 vjet burgim të gjithë personat që shpërndajnë “lajmet të rreme” lidhur me aktivitetet e forcave të armatosura ruse. Rusia e quan “operacion të posaçëm ushtarak” pushtimin e Ukrainës.
TikTok është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që prej kohësh ka shmangur akuzat për censurë në emër të Pekinit. Që kur ByteDance bleu Musical.ly në 2017 dhe e bashkoi atë me TikTok, aplikacioni është bërë një turne kulturor në mbarë botën. Kohët e fundit ka tejkaluar 1 miliard përdorues globalë.