Teksa zgjedhjet e 25 prillit po afrohen, ethet e fushatës elektorale i kanë angazhuar të gjithë partitë politike, jo vetëm për të organizuar takime me votuesit, por edhe të japin më të mirën në “luftën” e rrjeteve sociale dhe medias. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi një spot, ku protagonist ishte aktori Robert Ndrenika, video që shkaktoi jo pak reagime në rrjet. Ndërkohë kësaj radhe ai ka realizuar një tjetër spot, këtë herë me pjesëmarrësr aktoren e madhe, Tinka Kurti.
Në videon e publikuar mëngjesin e sotëm në mediat sociale, artistja dëgjohet të thotë ndër te tjera, se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama, pasi ai nuk ndalet kurrë, lufton dhe punon për të gjithë shqiptarët.
”Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, -thotë aktorja Tinka Kurti.
për Shqipërinë si askush tjetër”, -thotë aktorja Tinka Kurti. /News31