Will.i.am përflitet se do të largohet nga paneli i “The Voice” pas katër sezonesh. Reperi dhe producenti muzikor ka qënë pjesë e këtij programi që në momentin që ai është lançuar në 2012.
Një burim për “Daily Star” ditën e dielë, ka raportuar: “Will ka diskutuar me producentët por akoma nuk e ka vendosur nëse do të rikthehet këtë vit. Ai është i zhgënjyer që Rita Ora është larguar nga paneli dhe mendon se ky lloj programi ka dështuar dhe nuk do jetë në gjendje të nxjerrë një zë të bukur”.
Gjithashtu raportohet se drejtuesit e “The Voice” janë të dëshpëruar për largimin e Will.i.am dhe për këtë arsye po mendojnë t’i ofrojnë atij më shumë para për të qëndruar.