Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit ka ndryshuar që pasi ky i fundit i tregoi se nuk e shihte më shumë se një person të afërt.
Gjatë një bisede me Ilirin dhe Sabianin më në fund, Graniti arriti të sqaronte ndjenjat që kishte për të.
Pas këtij rrëfimi, Fifi është surprizuar ditën e sotme nga fansat e saj.
Para pak çastesh në shtëpinë e “Big Brother” është futur një dron i cili kishte një mesazh përkrahje për Fifin.
“Fifi, të duam shumë! Nanushat”, ishte mesazhi në pankartën.
Fifi është lumturuar pafund nga ky gjest që i ka larguar të gjithë ndjesitë negative të një nate më parë.