Moderatori Ardit Roshi i propozoi për martesë partneres së tij, Blerina Bajko, ‘live’ në puntatën e fundit të “Këndo këngën tim”. Por, çifti duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies…
Burime për “Story” kanë bërë me dije se gjashtë muaj pasi bënë publike lidhjen e tyre, Blerina dhe Arditi nuk e kanë vazhduar më tej fejesën. Arsyet lidhur me këtë vendim nuk janë bërë ende të ditura. Pak kohë pas propozimit të bujshëm, çifti për herë të parë dhanë një intervistë sëbashku në “Soiree”.
Nuk ka patur ende një reagim nga ana e Arditit apo Blerinës mbi këtë lajm. Por, duket se për dyshen nuk do të ketë dasmë…jo së shpejti, të paktën.