Gjiganti i njohur Netflix ka shtuar Kosovën në listën e saj të shteteve, pas një peticioni të nënshkruar nga mbi 37 mijë njerëz dhe të iniciuar nga një qytetar i Kosovës me emrin Sovran Hoti.
“Netflixi ka shtuar Kosovën në listën e saj të shteteve, me kodin e saj telefonik +383. Edhe pse ka shumë për t’u bërë, çdo iniciativë, e madhe apo e vogël që promovon Kosovën si të pavarur e sovrane, do t’ja vlejë!” – ka thënë z. Hoti, që më pas ka falënderuar nënshkruesit e peticionit.
Kompania Netflix është një platformë që ofron përmbajtje të madhe filmash, serish e dokumentarësh.