Mbrëmjen e së hënës u mbajt finalja e spektaklit të dashurisë “Love Story”, në Tv Klan, ku djali protagonist zgjodhi një nga konkurrentet si partneren e tij. Progami u finalizua pas 15 javësh transmetim dhe Saimiri kishte krah tij në finale Merin dhe Generdën.
Saimiri dhe Meri e zhvilluan takimin e finales në Romë, ku shkëmbyen puthje dhe çaste mjaft të ngrohta mes tyre. Ishte Meri ajo që gjithashtu triumfoi në zemrën e Saimirit, duke u përzgjedhur si partnerja e tij jashtë programit.
Pas përfundimit të spektaklit, Meri ka shprehur hapur edhe ndjenjat që ka duke i bërë Saimirit një dedikim publik.
View this post on Instagram
“Kur nisa kete rrugetim te njohjes me ty ne Love Story, nuk e mendoja se perfundimi do ishim une dhe ti! Mbase ishte e destinuar te njiheshim ne kete menyre dhe ndoshta fati ka rezervuar dicka te bukur per ne te dy! Ende me duket sikur jam ne enderr! Mendoj qe eshte nje nder gjerat me te bukura qe ndjenjat tona u bashkuan ne kete menyre ❤️”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ krahas një video me personin e zemrës.