Një megahit pritet të publikohet së shpejti.
Këngëtarja nga Kosova, Tayna ka bashkuar forcat me Flori Mumajesin dhe pritet që së shpejti të lancohet një bashkëpunim i të dyve.
Lajmin e ka konfirmuar edhe menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, i cili nuk preferoi të japë më shumë detaje.
Kujtojmë që ky duet do të jetë një rikthim i Florit në muzikë, i cili këngën e fundit që ka publikuar ka qenë para një viti, hiti “Thjesht të du”.
Ndërsa sa për Taynën, ajo ka qenë vazhdimisht aktive me projkte, ku më i fundit është “Qe Qe”.