Sportflix, një kompani e re me seli në Meksikë, tha se do të nisë shërbimin e saj të sporteve SVOD në nivel global në 30 gusht. Por mbajtësit e të drejtave të ndryshme kundërshtojnë pretendimet e Sportflix.
Shërbimi SVOD, tha se do të ofrojë ngjarje të mëdha sportive duke përfshirë Ligën e Kampioneve, kampionatet kryesore të futbollit evropian si Premier League, turneu argjentinas, Formula 1 , sportet e SHBA si NBA, NHL, NFL dhe UFC (artet marciale). Paketat do të jenë në dispozicion nga 19.99 dollarë në muaj deri në 29.99 dollarë; Disa evente do të shiten në baza PPV dhe jo sipas abonimit.
Shërbimi i ri do të jetë i disponueshëm në Smart TV, laptopë, PC, pajisje Android dhe iOS.
Megjithatë, menjëherë pas njoftimit nga Sportflix, bartësit e të drejtave të ndryshme duke përfshirë Globo të Brasil, Fox Sports Latin America, ESPN dhe të tjerë thanë se nuk kishte asnjë kontratë duke i dhënë platformës së re të drejtën për të shpërndarë këto evente sportive./IMA/