Playboy TV ka nënshkruar një marrëveshje me transmetuesin francez Marc Dorcel për programimin dhe shpërndarjen e kanalit në pjesë të Evropës, Afrikës dhe Lindjes së Mesme.
Marc Dorcel do të jetë përgjegjës për programimin e kanalit televiziv Playboy, shpërndarjen e tij, që nga data 1 maj 2018.
Marrëveshja nuk përfshin Britaninë e Madhe, Spanjën dhe Portugalinë.
Guida e Playboy TV do të vazhdojë të ofrojë programet e markës amerikane dhe gjithashtu do të përfshijë një përzgjedhje të përmbajtjes nga katalogu i Marc Dorcel. Përmbajtja specifike do të prodhohet në Evropë për t’u përshtatur më mirë me shijet evropiane.
Shpërndarësi i kanalit të PlayBoy TV për Europën do të jetë Digitalb, platforma e njohur shqiptare e cila do të ofrojë gjithashtu programet e kanalit duke filluar nga 1 Maj 2018 për të gjithë shikuesit.