Ditën e djeshme platforma Digitalb në një komunikim zyrtar njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me operatorin OTT TIBO.
Si pasojë kanalet e Digitalb nuk do të jenë më pjesë e TIBO. Megjithatë kjo hapsirë do të zëvendësohet shumë shpejt me kanale të reja që TIBO do hedh në platformën e tij duke filluar nga muaji gusht.
Përveç kanaleve ekskluzive, që pritet të jenë prodhim i vetë platformës programacioni do të ketë edhe seriale, filma dhe evente sportive.
Ky ka qenë edhe reagimi i TIBO pasi Digitalb njoftoi shkëputjen e kontratës.