Pas ndarjes nga Bearti, Tea ka vendosur të bëjë një ndryshim në look, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve. Ish-konkurrentja ka treguar nëpërmjet një videoje në Instastory se u ka thënë “mirupafshim” flokëve të kuqë e tashmë do e shohim me flokë ngjyrë çokollatë. Edhe ky look duket se i shkon shumë Teas, teksa kanë kaluar vetëm disa javë që kur ajo bëri ndryshimin e madh në pamje. Kur u prezantua në Për’puthen ajo ishte bjonde, por hoqi dorë nga ky look në fillim të vitit. Në rrjetet sociale ish-konkurrentja ka treguar se nuk do e rikthejë më flokun bjond pasi i është dëmtuar shumë.
Me siguri ky transformim i saji lidhet edhe me ndarjen nga Bearti. Fillim i ri, look i ri! Tea dhe Bearti kanë qenë këto ditë kryefjalë e mediave rozë pas ndarjes po aq të bujshme, sa lidhja e tyre. Të shumta janë pyetjet e fansave rreth kësaj ndarjeje, për të cilën nuk dimë ende asnjë detaji konkret. “Prive” ka raporrtuar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur. Ndërkohë, dje, opinionisti Meridian Ramçaj ka zbuluar se Bearti ka krijuar një llogari në një faqe për të rritur e quajtur “OnlyFans”. Në këtë platformë njerëzit publikojnë foto provokuese, që nuk mund të postohen në rrjete të tjera sociale dhe të tjerë mund të abonohen aty për të parë imazhet kundrejt një pagese.