“Netët e Klipit Shqiptar” ka qenë ndër të vetmit festivale të dedikuar videoklipeve. Edhe pse ishte një traditë disavjeçare, ky festival nuk është zhvilluar më që prej vitit 2016. Por faqja zyrtare e tij në Facebook ka bërë të ditur se festivali do të rikthehet këtë vit. Në tetë javë do të prezantohen klipet e zgjedhura nga një juri profesioniste dhe do të përfundojë me një natë gala, ku do të shpallen fituesit. Po ashtu, është bërë e ditur se prezantimi këtë edicion i është besuar Arjola Shehut.
Festivali i njohur ndër të veçantit e tij, dedikuar videoklipeve të muzikës shqiptare, “Netët e Klipit Shqiptar” do të rikthehet përsëri për të vazhduar traditën disavjeçare që pas shkëputjes në vitin 2016.
Stafi i festivalit përmes faqes së tij në Facebook ka njoftuar se eventi do të riorganizohet këtë vit dhe do të sjelli edicionin e tij të 16-të në qytetin e Ulqinit.
“Netët e Klipit Shqiptar” do të ketë prezantuese moderatoren e njohur të ekranit Arjola Shehu.
Më poshtë edhe njoftimi i publikuar në Facebook:
“Miq, rikthehet Festivali “Netët e klipit shqiptar” edicioni i 16-të. Në 8 javë, ju do të keni mundësine të ndiqni klipet e zgjedhura nga një juri profesioniste. Fituesit do të shpallen në një mbrëmje Gala, që do të mbledhë të gjithë artistët në qytetin e mrekullueshëm të Ulqinit. Ne i kemi ndezur motorrët. Nisim shumë shpejt! Arjola Shehu do të jetë këtë vit protagonistja e Festivalit”./IMA/