Një tjetër kanal kombëtar italian ka ndryshuar emrin dhe logon. Jo më larg se një javë, kanali MTV Italia, tashmë pjesë e Sky Italia dhe i pozicionuar në kanalin 8 LCN, bëri ndryshimin e emrit dhe logos në Canale 8. DeeJay Tv, një tjetër televizion shumë i rëndësishëm italian, i blerë muaj më parë nga grupi mediatik Discovery, nga ora 6 e mëngjesit është bërë ndryshimin e emrit dhe logos në NOVE, i pozicionuar në kanalin 9 LCN të dixhitalit tokësor italian.
Tashmë 9 kanalet kryesore që zotërojnë telekomandën e teleshikuesit italian janë devinitiv dhe pritet një “luftë” e fortë për ndarjen e audiencës midis 5 grupeve mediatik më të fuqishëm në Itali: Rai, Mediaset, La7 (Cairo Communication), Canale 8 (Sky) dhe Nove (Discovery Italia).