Shqipëria ka rregulluar me ligj tregun e kriptomonedhave. Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare dhe AKSHI do jenë dy institucionet përgjegjëse të cilat do të bëjnë monitorimin e tregut.
Paketa e rregulloreve dhe VKM-ve, të cilat tashmë kanë përfunduar në tërësi përmbajnë edhe disa terma të reja. Bursa DLT përfshin licencat për këmbimet valutore që janë në tre kategori dhe për to kërkohet një kapital fillestar nga 20 deri në 90 milionë lekë të reja si garanci në bankë.
Termi i dytë i rëndësishëm është kujdestari i portofolit për palët e treta. Ky person mund të menaxhojë paratë e njerëzve që duan të investojnë në kriptomonedha, si tipi i bursave të Forex. Për këtë veprimtari duhet licencë edhe nga Banka e Shqipërisë.
Termi i tretë është agjenti i monedhave digjitale. Ky person do të jetë ndërlidhësi mes autoriteteve dhe bizneseve të përfshira në treg. Ai do të bëjë mbikëqyren sipas rregulloreve të miratuara nga shteti.
Sipas analistit të kriptomonedhave Henri Ndreca ky ligj mund të jetë tërheqës për investimet e huaja.
Ai bën thirrje për kujdes kur investohet në to, sepse rrezikohet të jenë skema piramidale.
Në kërkesën për informacion të bërë nga Top Channel, AMF shprehet se deri në datën 6 dhjetor nuk ka endë asnjë kërkesë për licencim nga ana e kompanive, individëve apo biznese.