Pas ndërprejes disa javore, për shkak të masave të rrepta nga strukturat qeveritare si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mesa duket televizion po zgjohet përsëri pas mbylljes së shumë programve që u bënë.
Pas “Dua të të Bëj të Lumtur” një program tjetër i Top Channel, Portokalli do të rikthehet në transmetim.
Mësohet se spektakli tradicional i humorit do të kthehet për shikuesit në datën 10 Maj si githmonë në orën 21.00.
Ndërkaq rivali kryesor i Portokalli, Klanifornia nuk e ka ndërprerë transmetimin por është përshtatur sipas orientimeve të distancimit social nga strukturat. Ditën e djeshme AMA paralajmëroi TV Klan për këtë emision, pasi sipas saj kishte thyer rregullat e shpërndara nga autoritetet./InfoMediaAlbania/