Disa ditë më parë korrespondenti për Serbinë dhe Kosovën, Idro Seferi njoftoi nëpërmjet një statusi në Facebook se nuk do të ishte më pjesë e Top Channel duke u larguar pas shumë vitesh si gazetar në rajon i këtij televizioni.
E ndërsa të gjithë e prisnim drejtimin e tij të ri, gazetari Seferi ka vendosur ta ndaj sërish me ndjekësit e tij në rrjetin social.
Nga kjo e Hënë ai do të jetë tashmë korrespondent i Serbisë për TV Klan, i cili mesa shihet këtë sezon televiziv po merr një numër të madh emrash nga rivali i tij Top Channel./IMA/