Ai ra në sy që në nisje të “Për’puthen”, madje vajzat nisën edhe “zënkat” për të. Eduard Kuçi ishte nga më të pëlqyerit brenda dhe jashtë programit.
Mirëpo, thuhet se Edi i ka dhënë fund aventurës në këtë emision. Djaloshi nga Kosova prej ditësh e kemi parë të ketë postuar nga Zvicra ndërsa nuk ka qenë pjesë e programit në puntatat e fundit. Madje Edi edhe në bion e Instagramit nuk ka më të dhënat e Përputhen e as Top Channel.
Në rrjet po flitet se ai kishte një zënkë prapa kamerave por nuk është konfirmuar.
Ai nuk është i vetmi i larguar, pasi pas largimit të tre djemve nga vet produksioni dhe vajzat ishte Juli ai që hoqi dorë nga progtami dhe kjo u lajmërua nga vetë ai përmes rrjeteve sociale pasi nga programi nuk ka pasur akoma asnjë reagim. Pas tij edhe Ritvana u largua nga studioja pas një debate me opinionistin Arjan Konomi, mirëpo nuk dihet nëse do të rikthehet në progam e po merr thjesht një pauzë!