Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ishte në qendër të vëmendjes së mediave të huaja disa ditë më parë.
Në koncertin e saj të mbajtur të dielën në New York, ndodhi një incident ku një burrë nga audienca goditi 33-vjeçaren me telefon, e cila u dërgua menjëherë në spital me urgjencë dhe iu bënë tri qepje në fytyrë.
Personi që bëri veprimin, Nicolas Malvagna, 47- vjeç, tashmë është arrestuar dhe pritet të dalë para gjykatës më 31 korrik ndërkohë që rrezikon të dënohet me një vit burg për këtë veprim.
Pavarësisht kësaj ngjarjeje tronditëse, këngëtarja e hitit “In the Name of Love” ka ndarë fotografi dhe video të fytyrës së saj të lënduar në rrjetet sociale, duke informuar fansat se gjendja e saj po përmirësohet dhe se ajo do të vazhdojë turneun e saj.
Bebe Rexha gets hit by phone in the face on stage pic.twitter.com/AJ1Xj7NtfR
— Daily Loud (@DailyLoud) June 19, 2023
Tashmë, i dashuri i Bebe Rexha, kineasti ndërkombëtar Keyan Safyari, ka reaguar në lidhje me këtë rast. Ai ka publikuar në Instagram një foto të tyre të përbashkët, ku shfaqen të buzëqeshur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.
“Jam krenar me këtë grua. E fortë, e bukur, e talentuar, inteligjente dhe e ashpër si thonjtë! Të dua”, shkruan Keyan Safyari në përshkrimin e fotografisë në Instagram.
Bebe Rexha vazhdon turneun e saj të koncerteve “Best F**N Night of My Love”, me ndalesën e ardhshme në Filadelfia.