Spektakli i humorit, “Portokalli” do te rikthehet sërish dhe bashkë me të do të jetë edhe moderatorja, Fjoralba Ponari.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë moderatorja e emisionit, e cila me anë të një postimi në “Instagram” ka thënë se programi do të nis nesër në orën 21:00.
Rikujtojmë se në fillim të muajit shkurt, mamaja e moderatores u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare. Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së nënës së moderatores. Vetë Fjoralba nuk ka reagoi lidhur me këto lajme, duke vendosur që të kalojë këtë dhimbje në heshtje.
Fjoralba është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Ajo gjithmonë ka krijuar interaktivitet me ndjekësit dhe fansat e saj, ku ka folur për probleme të ndryshme dhe sfida që është përballur.
Fjoralba ka treguar se në periudha të ndryshme ka vuajtur nga problemet të shëndetit mendor, si ankthi apo depresioni.
“Po, nga te gjitha edhe pse ne periudha te ndryshme te jetes! Eshte me shume rendesi te kesh mbeshtetjen si bashkeudhetare, te njerezve te tu me te rendesishem ne luften me secilen prej atyre qe ke permendur. Nese nuk ke besim te njerezit qe ke afer, kerko ndihme te nje profesionist, me besooo eshte shume e rendesishme te ndash ate qe po kalon me dike tjeter, cfaredo qofte ajo qe po ndjen”, ka shkruar ajo.