Ermal Mamaqi vijon të mbetet një nga personazhet më të dashura të publikut shqiptar, ndonëse kohët e fundit është tërhequr nga ekrani dhe është përqëndruar te një fushë tërësisht ndryshe, si “motivational speaker”. Ndërkohë, dy ditë më parë ai ka bërë me dije për ndjekësit se ka gati serialin e tij të parë. Ermali ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shihet tek mban një tabelë në dorë ku lexon “Shesim seriale”, duke lajmëruar “Projekti i ri po vjen.”
Ditën e sotme, xing.al ka zbardhur detaje rreth këtij seriali, duke shkruar se Ermali do jetë vetë protagonist i tij. Po ashtu, mban edhe firmën e producentit së bashku me Dritan Huqin, i cili është anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit. E njëjta media shkruan se edhe këtë herë, Mamaqi i ka besuar bashkëpunëtores së tij të ngushtë skenaristes Klaudia Brahimaj, si dhe Bjordi Mezinit. Sa i përket aktorëve të serialit, ende nuk është zbuluar asnjë emër por paraprakisht raportohet se Ermalit do t’i bashkohen emra të njohur të kinematografisë shqiptare. Xhirimet e serialit sapo kanë nisur dhe ne mezi po presim të mësojmë detajet e reja.
Siç e dimë, Ermali ka realizuar dy filma në një hark kohor shumë të shkurtër dhe të dy kanë rezultuar super të suksesshëm, teksa ka patur pjesë të kastit figura shumë të dashura të publikut dhe disa nga aktorët më të mirë shqiptarë. “Dy gisht mjalt” dhe “I love Tropoja” ishin padyshim ogur super i mirë i fillimit të një rrugë të re, siç është kinematografia, këtë herë si regjisor e producent.