Pas suksesit të jashtëzakonshëm të serialeve Sulejmani i Madhërishëm, Kosem dhe Ertugrul një tjetër superproduksion historik pritet të nisë transmetimin së shpejti në Turqi.
Bëhet fjalë për serialain Fatih, ku në rolin kryesor do të luajë aktori i mirënjohur Kenan Imirzalioglu, i njohur në Shqipëri për rolin e famshëm të Ezelit në serialin me të njëjtin emër, transmetuar në Tv Klan. Xhirimet kanë filluar e teksa në media janë publikuar edhe fotot e para nga “fushëbeteja”, transmetimi i serialit do të nisë së shpejti në “Kanal D”.
Sipas “Hurriyet”, Imirzalioglu prej 8 muajsh po përgatitet itensivisht nga 2 orë çdo ditë për rolin e ri. Ai po merr mësime se si të kalërojë dhe se si të përdorë shpatën.
Seriali i ri do të flasë për jetën e Fatih Sulltan Mehmetit, pushtuesit të Stambollit. Gjithçka është përgatitur me kujdesin më të madh dhe duke u bazuar mbi faktet historike. Imirzalioglu në serial do të përdorë një veshje prej metali që peshon 17 kilogramë krahas 7 kostumeve të tjera dhe 6 llojeve të ndryshme të shpatash dhe mjeteve të tjera luftarake.
Në serialin e ti do të luajnë edhe aktorët e famshëm turq Çetin Tekindor, Gurkan Uygun, Sedef Avci, Buşra Develi dhe Hazal Filiz Kuçukkose.
/tvklan.al