Pas Ermionës nga Big Brother Vip mëngjesin e sotëm, sapo është skualifikuar nga gara edhe aktorja Eva Alikaj.
Big Brother vendosi që ajo të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi.
“Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”– njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e sotme.
Burimi: Top Channel