Për shkak të gjendjes shëndetësore Bora Zemani u detyrua të mungonte në ekran në emisionin e saj të përditshëm “PërPuthen” duke u zëvendësuar shpesh nga Ana dhe Elona Duro.
Por mesa duket Bora tashmë është shëruar dhe është rikthyer përsëri në ekran dhe do të shfaqet në episodin e rradhës të PërPuthen.
Lajmi u bë i ditur nga Olsa Muhameti, producente e programit dating përmes një “insta story” në profilin e saj.
Bora mungoi prej ditësh si shkak i temperaturës së lartë, siç ka bërë me dije moderatorja mbi 40 gradë. Kjo nuk është hera e parë që Bora mungoi në ekran, para disa javësh ajo duhej të bënte një ndërhyrje kirurgjikale por mos-prania e saj zgjati shumë pak ditë./IMA/