Ky edicion i “Big Brother VIP” po tejkalon çdo kufi etik, çdo kufi edukate dhe humanizmi.
Përveç gjuhës së përdorur tepër bullizuese, produksioni tentoi të fshehë edhe dhunën në ekran! E kemi fjalën për shpullën që Kejvina i dha Luizit gjatë mbrëmjes së Prime-it.
Sikur të mos mjaftonin këta, gjatë ditës së sotme u bë virale një bisedë ku Amosi përshkruante si do ta dënonte ai Luizin.
Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?
Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…
Pas kësaj deklarate tronditëse të Amos Zaharias, reagoi i gjithë publiku dhe jo vetëm duke kërkuar që të merrën masa nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Burime për Vip-magazine kanë bërë me dije se lidhur me këtë situatë, ka reaguar AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive, i cili i ka tërhequr vëmendje Top Channel për gjuhën e përdorur nga banorët e Big Brother Vip.
Tërheqja e vëmendjes ka ardhur pas episodit të Amos-it, pasi është e ndaluar që në televizione të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhunën.