Hyri në “Për’puthen” për të gjetur dashurinë, por Rinian Leka e gjeti partneren pikërisht kur u largua nga programi. Ish-konkurrenti ka nisur një romancë të re jashtë emisionit dhe këtë e konfirmoi pak ditë më parë në emisionin “Shqipëria LIVE”. “Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai duke mos zbuluar më shumë mbi identitetin e saj.
Por, ndërkohë që kurioziteti për të zbuluar më shumë për të dashurën e re të tij sa vjen e shtohet në rrjet po qarkullojnë dy foto ku ish-konkurrenti i programit të dashurisë është kapur “mat” duke u puthur me të.
Çifti është fotografuar në aeroportin “Nënë Tereza” në momente romantike, ndërkohë që nuk e kishin mendjen. Partnerja e Rinianit është një vajzë brune ndërsa fytyra nuk i dallohet qartë në foto.
Kujtojmë se Riniani nisi një “flirt” me Ana Kaurin, por dyshja nuk e vazhdoi njohjen pasi kjo e fundit vendosi të dilte beqare nga programi i dashurisë