Jamie Lynn Spears, motra më e vogël e Britney Spears, ka bërë një rrëfim tronditës në librin e saj me kujtime, “Things I Should Have Said”, ku ajo fajëson prindërit se i bënë presion që të abortonte në moshën 16-vjeçare.
Në fragmentet e publikuara nga TMZ, Jamie Lynn pohon se pasi i tha të atit Jamie dhe nënës Lynne se ishte shtatzënë në vitin 2007, ata “shkuan në dhomën e saj dhe u përpoqën ta bindnin se të kishte një fëmijë në atë pikë të jetës së saj ishte një gjë e tmerrshme.”
“Do të të shkatërrojë karrierën. Je thjesht shumë e re. Ti nuk e di se çfarë je duke bërë. Ka pilula që mund të marrësh. Ne mund të të ndihmojmë ta zgjidhësh këtë problem… Unë njoh një mjek”, pretendon ajo që i thanë prindërit, duke shtuar, “të gjithë rreth meje thjesht donin ta zhduknin këtë ‘problem’… të gjithë ishin të sigurt se ndërprerja do të ishte veprimi më i mirë”.
Pavarësisht këtyre, Jamie Lynn vendosi ta vazhdonte shtatzëninë, por kjo shkaktoi një debat me babanë e saj, i cili jo vetëm e fyeu, por i sugjeroi asaj ta jepte fëmijën për birësim.
“Kisha nevojë për të më shumë se kurrë dhe ajo nuk ishte në gjendje të më ndihmonte në periudhën time më të pambrojtur… Deri më sot, dhimbja që nuk mund t’ia tregoja vetë motrës sime vazhdon ende,” -tha ajo duke iu referuar Britney-t.
Përfundimisht, familja arriti një marrëveshje me Us Weekly për të dhënë lajmin, duke publikuar fotot e para të vajzës së saj Maddie, tani 13 vjeç, në vitin 2008.
I ati i Maddie është ish-i i Jamie Lynn, Casey Aldridge. Ajo gjithashtu ka një vajzë 3-vjeçare, Ivey, me bashkëshortin Jamie Watson.