Pas largimit disa ditë më parë nga LSI, Luan Ramën duket se do e shohim në publik si gazetar.
Ish-zyrtari i lartë i LSI-së pranoi se këto kohë ka dorëzuar disa projekte në televizone të ndryshme, pasi dëshiron t’i rikthehet profesionit të dikurshëm.
Por tashmë Rama, do të shfaqet në ekranin e Ora News.
Në fakt, gazetaria nuk është diçka e re për ish-politikanin, ai ka qënë gazetar por dhe kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.