Sezoni i ri televiziv ka sjellë ndryshime të mëdha në të gjitha televizionet. Largimet, hyrjet e reja dhe kalimet e moderatorëve nga njëri televizion në tjetrin kanë qenë shumë të diskutuara në media këto kohë. Një tjetër lëvizje për të cilën është folur shumë ka qenë edhe ajo e Orinda Hutës, e cila tashmë ka kaluar zyrtarisht në Tv Klan. Sipas Express, ajo do të jetë pjesë e jurisë së festivalit “Kënga Magjike”, por, me sa duket, moderatoren nuk do ta shohim vetëm aty. Burime brenda Tv Klan kanë konfirmuar se Orinda do të jetë moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë” këtë sezon.
Prej disa kohësh është thënë se Nevina Shtylla nuk do të jetë më pjesë e këtij emisioni, megjithëse do të mbetet në Tv Klan. Ndërsa, për sa i përket programit se ku do ta shohim Nevinën, ende nuk është bërë e ditur asgjë.