Pas lancimit të A2 CNN në Shqipëri, gjigandi mediatik amerikan i informacionit, CNN ka bashkëpunuar për një tjetër kanal informativ “affiliate” kësaj here në Republikën Çeke dhe Sllovaki.
Kanali filloj transmetimet këtë të dielë, 3 Maj dhe do të ofrojë rreth 19 formate për shikuesit ku vëmëndja kryesore do të dedikohet tek lajmet.
Bashkëpunimi për të hapur këtë kanal simotër i cili do quhet CNN Prima News, është mes CNN dhe Prima, një prej transmetuesëve kryesor komercial në Republikën Çeke.
Kanali do të jetë i disponueshëm në transmetimet tokësore në Republikën Çeke, në DVB-T2 në kanalin 12 dhe në DVB-T në kanalin 22. CNN Prima News do të ofrojë gjithashtu shëbimin dhe në platormat kabllore dhe IPTV si Vodafone/UPC, Skylink, O2 TV, T-Mobile, Tell, Kuki and sledovanitv.cz.
CNN Prima News do të ketë mbulim 100% në Sllovaki përmes FreeSAT, Skylink, Orange Slovakia, Swan dhe D Slovak Telekom duke përfshirë dhe Magio.
Kanali informativ është kanali i dytë që ofrohet në Sllovaki në Prima. I pari, Prima Plus bëri debutimin e tij në tregun Sllovak dy vite më parë./IMAlbania.com/