Pas 7 muajsh që bota vuan nga koronavirusi, Koreja e Veriut ka raportuar dje rastin e parë të dyshuar me koronavirus.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja individi i infektuar hyri në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut përmes qytetit Kaesgon City më 19 korrik, pasi e braktisi vendin tre vjet më parë.
Agjencia e lajmeve koreane KCNA, raporton se pacienti iu është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe u vendos në karantinë, së bashku me personat e tjerë që ishin në kontakt me të kohëve të fundit.
Lideri Kim Jong-un, zbatoi masa izolimi për rajonet e Kaesong dhe e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në një “zonë përkatëse”. Komisioni Qendror Ushtarak do të hetojë njësinë përgjegjës për hyrjen e paligjshme të pacientit në vend.