Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimit Evropian në mesnatën ndërmjet së enjtes dhe të premtes, duke i dhënë fund një lidhjeje të stuhishme 48-vjeçare me projektin Evropian, për një të ardhme të pasigurt pas Brexit-it.
Kambana e famshme britanike ra në prag të Vitit të Ri për të shënuar fundin e periudhës kalimtare të Brexit-it, kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga tregu i përbashkët i BE-së dhe unioni doganor.
Kremtimet ishin mjaft të heshtura për shkak të kufizimeve për shkak të pandemisë së COVID-19, për të mos përmendur ndarjet e opinionit mbi drejtimin e Britanisë.
Kryeministri Boris Johnson, shfrytëzoi mesazhin e tij të Vitit të Ri për të përshëndetur agimin e ri për Mbretërinë e Bashkuar.
“Ne kemi lirinë tonë në duart tona dhe varet nga ne që ta shfrytëzojmë maksimalisht. Dhe mendoj se do të jetë instinkti zotërues i qytetarëve të këtij vendi që të bashkohen si një Mbretëri e Bashkuar – Anglia, Skocia, Uells dhe Irlanda e Veriut për të punuar së bashku për të shprehur vlerat tona gjithandej botës”, tha ai.
Por në Skoci, ku mbështetja për pavarësinë është rritur pjesërisht edhe për shkak të Brexit-it, ministrja e Parë, Nicola Surgeon, shkroi në tfgacebook se ata do të kthehen së shpejti dhe i kërkoi Evropës të “mbajë dritën ndezur”.
Mbretëria e Bashkuara ishte anëtare e bllokut që fillimisht njihej si Komuniteti Evropian Ekonomik, që në vitin 1973.
Ajo vendosi të largohet pas referendumit të qershorit të vitit 2016, i cili u pasua nga vite negociatash që çuan në shkëputjen përfundimtare të saj natën që lamë pas./VOA*Mbështetur në agjencinë e lajmeve Reuters.