Pas Aol Instant Messenger (Aim), i cili u mbyll në fund të vitit 2017, një tjetër shërbim i komunikimit instantan do të dalë në pension pas 20 vite aktivitet: Yahoo Messenger. I lëshuar në vitin 1998, shërbimi nuk do të jetë më i disponueshëm nga 17 korriku, për t’i lënë vend programeve si WhatsApp, Messenger dhe Snapchat.
Edhe pse shërbimi numëron në rradhët e tij përdorues fanatik, Yahoo ka shpjeguar në faqen e portalit se “panorama e komunikimit është gjithmonë në zhvillim”, dhe për këtë arsye “Po përqëndrohemi në krijimin e mekanizmave të reja të komunikimit që i përgjigjen nevojave të konsumatorit”.
Për momentin nuk është parashikuar asnjë zëvendësues i Yahoo Messenger, por kompania nga viti 2017 pjesë e Verizon – ka garantuar se po punon për zhvillimin e disa app-ve, midis të cilave edhe një chat në grup, me emrin Yahoo Squirrel. Përdoruesit e Yahoo Messenger do mund të rruajnë bisedat e tyre në chat brenda 6 muajve.