2 javë më parë moderatorja, Jonida Shehu, zbuloi se ishte infektuar me Covid-19. Së bashku me partnerin e saj, ajo u izolua në shtëpi. Moderatorja tregoi pas infektimit se nuk ndihej shumë keq, por gjëja që e shqetësonte më shumë ishte ankthi.
“Nuk është se ndihem shumë keq, por as mirë. Është kështu si ndjesi e çuditshme, por shpresoj që ditët që do të vijnë të jenë më të lehta, jo më të vështira, sepse është shumë problem ky ankthi, çfarë do të ndodhë nesër, por deri tani jam ok. Unë jam në ditën e tretë, është e përballueshme deri tani, por duhet të kesh shumë vëmendjen, sepse dita nga dita ndryshon dhe njeriu nga njeriu ndryshon”, tregoi Jonida.
Ndërkohë sot ajo ka dalë nga izolimi, sepse në testin e fundit që ka bërë ka dalë negative. Ajo ka publikuar një video duke udhëtuar me makinë, teksa sot i është rikthyer punës.
“Që nga e shtuna kam qenë negative dhe mund të them se ka qemë një betejë e kaluar me sukses., sepse gjatë këtyre 2 javëve nuk kam pasur shumë probleme. Kam ndjekur këshillat rigoroze të mjekëve dhe përveç terapisë së vitaminave e lëngjeve që rekomandohen nuk kam marrë asgjë tjetër shtesë. Analizat e ditës së 14 dolën shumë mirë, që do të thotë se unë nuk pata nevojë për skaner apo grafi”, tregoi moderatorja ditën e sotme.
Ajo theksoi se gjithë të infektuarit duhet të ndjekin me kujdes vetëm këshillat e mjekëve dhe të askujt tjetër, sepse njëri organizëm ndryshon nga tjetri.