Në një deklaratë për shtyp Partia Demokratike, kësaj rradhe ka sulmuar Televizionin Klan, ku sipas PD në edicionet informative ky televizion ka bërë ndarje të ngjyrave partiake.
Ja deklarata e përcjell nga opozita:
Partia Demokratike shpreh keqardhjen për qendrimin e redaksisë së lajmeve të televizionit Klan, që zgjodhi sot për të njëjtin aktivitet të pasqyrojë vetëm Edi Ramën dhe jo reagimin zyrtar të Partisë Demokratike mbi këtë zhvillim. Ky është një qendrim jo parimor, selektiv dhe servil ndaj kryeministrit. Partia Demokratike është e vendosur të respektojë si të shenjtë lirinë e fjalës, dhe të denoncojë e dënojë çdo rast deformimi apo censure në shërbim të interesave të qeverisë.
InfoMedia Albania