Duke filluar që sot, me çeljen e seancës së sezonit parlamentar, Radio Televizioni Publik do të risjellë përsëri pas shkëputjes disa javore, drejtpërdrejt seancat parlamentare të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.
Sot seanca e hapjes së këtij sezoni do të startojë në orën 17:00, ku do të pasohet çdo të enjte në seancat e zakonshme.
RTSH ka të drejtën ekskluzive të shpërndarjes së transmetimit direkt televizioneve të tjera të seancave parlamentare në Republikën e Shqipërisë.
InfoMedia Albania