Draft propozimet për të siguruar standarde të larta të privatësisë, konfidencialitetit dhe sigurisë në komunikimet elektronike në të gjithë BE u miratuan nga Komiteti i Lirive Civile të enjten.
Këto masa do të aplikoheshin për shërbimet SMS dhe ato telefonike, dhe do të përditësonin rregullat ekzistuese të BE-së rreth privatësisë për të mbuluar shërbimet e internetit të prezantuara kohët e fundit, si WhatsApp, Skype, Messenger dhe Facebook.
Deputetët bëjnë thirrje për ndalimin e “cookie walls”, të cilat bllokojnë qasjen në një faqe interneti nëse personi nuk pajtohet që të dhënat e tij ose të saj të përdoren nga i njëjti vend./IMA/