Platforma Netflix mesaduket do të marri një zgjerim mjaft të madh në mbarë botën duke arritur deri në 201 milion abonues në vitin 2023, rreth 82% më tepër se në fundin e vitit 2017. Sipas studimit të Digital TV Research 27 milion abonues do të shtohen gjatë vitit 2018, i cili do të jetë edhe viti i suksesit për Netflix.
Një rritje me ritme më të ngadalëta pritet të ketë për platformën e njohur pas vitit 2018, sipas parashikimit.
Amerika e Veriut dhe Europa Perëndimore do të përbëjnë së bashku 62% të abonentëve të netflix në 2023, duke dominuar ende por me një ulje nga viti 2017 me 76%. Kontinenti aziatik do të ketë një rritje mjaft të madhe duke marrë 14% të abonentëve në 2023.
Të ardhurat që Netflix do të gjenerojë nga abonimet pritet të rriten me 155% nga 11.3 Bilion Dollarë në 2017 në 28.8 Bilion Dollarë në 2023. 5 shtetet kryesore që do të klasifikohen do të përbëjnë 16 Bilionë Dollarë në 2025 ose ndryshe 56% të të ardhurave totale të Netflix në rang global. Shtetet e bashkuara do të gjenerojnë 11.2 Bilionë Dollarë.
Platforma Netflix prej kohësh ka shtrirë akses edhe në Shqipëri, për të cilën nuk egziston ende një statistikë e saktë./IMAlbania.com/