Prej një kohe të gjatë, fansat e Agjentit 007 po presin me padurim zotin Bond. Traileri përfundimtar i publikimit të fundit të Daniel Craig si 007, më në fund kanë mbërritur. “No Time To Die”, pritet të shfaqet me 30 Shtator.
Craig, 53 vjeç, vjen ballë për ballë me armikun e kapur Ernst Stavro Blofeld, i luajtur nga Christoph Waltz. Duket se armiqtë e vjetër madje mund të detyrohen të krijojnë një aleancë të vështirë. “James, fati na bashkon. Tani armiku juaj është armiku im“, thotë Blofeld.
Në trailer Bond shihet duke synuar armikun me një pushkë speciale, ndërsa mitralozi i vendosur në pjesët e makinës së famshme Aston Martinin. Bashkëpunimi i tij bëhet perfekt me agjenten e dyfishtë Noemi e luajtur Lashana Lynch.
Gjithashtu ylli kuban, Ana de Armas, është si agjente e CIA-s me emrin sekret si Paloma, edhe ajo është në ballët e sulmit duke goditur shënjestrat të cilat janë të destinuara për të dëmtuar agjentin Bond. Ndërkohë që në këtë film me shumë skena aksion marrin pjesë edhe të tjerë yje të Hollywood-it.